ÇMIM REKORD I NAFTËS NË SERBI

Bujanoc, 15. shtator 2023. Në pikat e karburantitnë Serbi, një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 211 dinarë duke filluar nga ora 15:00. Çmimi i benzinës do të kufizohet në 192 dinarë, njoftoi Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme. Çmimi i karburantit në Serbi është rritur sërish dhe se aktualishtë tek ne është më i shtrenjti në rajon.
Eurodieseli javën e kaluar ishte 207 dinarë për litër, ndërsa benzina Europremium BMB ka kushtuar 189 dinarë për litër, që do të thotë se Eurodieseli është rritur për katër dinarë, ndërsa benzina është rritur për tre dinarë.
Çmimet e reja të karburanteve vlejnë deri të premten e ardhshme (22 shtator).
Sipas faqes së specializuar Global Petrol Prices, të gjitha vendet blejnë naftë në tregjet ndërkombëtare, por vendosin tarifa të ndryshme, gjë që ndikon në çmimet e karburanteve me pakicë.
Çmimi aktual i naftës në Maqedoninë e Veriut është 158 dinarë për litër, në Kroaci 199 dinarë, në Bullgari 164 dhe në Bosnje dhe Hercegovinë 170 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *