Bujanoc, 19. shtator 2023. – Të hënën filloi trajnimi për regjistruesit e ekonomive bujqësore në territorin e komunës së Bujanocit. Lista përfundimtare për regjistrues, e publikuar nga Enti i Statistikave të Republikës, përmban emrat dhe mbiemrat e 31 regjistruesve nga territori i Komunës së Bujanocit.
Lista përfundimtare është formuar pas kryerjes së procedurës së kundërshtimeve të kandidatëve regjistrues për listën paraprake, për çka ka ardhur edhe te ndryshimet.
Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin të gjithë trajnimin, i cili zgjat pesë ditë.
Regjistrimi i ekonomive bujqësore në Serbi do të bëhet nga 1 tetori deri më 15 dhjetor dhe në të është planifikuar që të marrin pjesë rreth 3000 regjistrues, 300 koordinatorë komunalë dhe 16 rajonalë, të cilët do të angazhohen nga 1 tetori deri më 22 dhjetor.
REGJISTRIMI I EKONOMIVE BUJQËSORE: FILLON TRAJNIMI I REGJISTRUESVE NË BUJANOC
Bujanovačke20. Sep 2023.SHOQËRI0
Previous PostBOKSIERI SHEFAT ISUFI SJELL NË BUJANOC BREZIN E KAMPIONIT
Next PostKRYESHEFI MEMETI: PO I NDIHMOJMË QYTETARËT QË DUAN TË KYÇEN NË RRJETIN ELEKTRIK, KJO ËSHTË PROCEDURA