A KA JETË JASHTË BEOGRADIT: BUJANOCI NË MESIN E 19 KOMUNAVE EKONOMIKISHTË TË RRËNUARA NË SERBI

Bujanoc, 20. shtator 2023. – Bujanoci është në mesin e 19 komunave në Serbi që janë klasifikuar si ekonomikishtë të rrënuara, sipas Dekretit për krijimin e Listës së unifikuar të zhvillimit të rajoneve dhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Në rrethin e Pçinit janë gjithsej 6 komuna ekonomikisht të shkatërruara.
Koalicioni Kkombëtar për decentralizim thekson se vlerësimet e reja nuk janë bërë për gati 10 vjet, dhe se dekreti do të ishte përditësuar në përputhje me regjistrimin e inflacionit të vitit të kaluar të komunave ekonomikisht të rrënuara në jug të vendit, transmeton Južne vesti.
Banorët e 11 komunave të Beogradit kanë një pagë mesatare prej 109,127 dinarë, thotë Mitiq, duke shtuar se kjo është 65.6% mbi mesataren kombëtare. Ai gjithashtu theksoi se, sipas të dhënave të disponueshme nga viti 2021, mbi mesataren ishin vetëm Novi Sadi, Lajkovaci, Bori, Majdanpeku, Pozharevci dhe Kostollci.
– Nga ana tjetër janë të gjithë ata që marrin paga shumë më pak se mesatarja e vendit. Rreth 32 komuna marrin mesatarisht më pak se 50,000 dinarë, ndërkaq gjithsej 138 komuna dhe qytete marrin më pak se 60,000 dinarë. Kur e krahasojmë Vraçarin me pagën mesatare më të lartë në Serbi dhe Bojnikun me 45.019 dinarë më të ulët, paga mesatare në Vraçar është pothuajse 2.5 herë më e lartë – thotë Tadija Mitiq nga Koalicioni kombëtar për decentralizim.
Si një faktor tjetër i rëndësishëm i decentralizimit, ai thekson se më shumë se 50% e totalit të mjeteve për parandalimin e papunësisë “derdhen” në rajonin e qytetit të Beogradit, duke shtuar se, sipas të dhënave statistikore, është rajoni me papunësinë më të ulët.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *