Bujanoc, 20. shtator 2023. – Në Qendrën shëndetësore të Vranjës ndalohen rreptësisht vizitat, bëjnë të ditur nga ky ent.
Siç thonë ata, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit e QSH Vranjë janë të detyruar të përdorin maska mbrojtëse.
“Komisioni për Parandalimin e infeksioneve nozokomiale të Qendrës shëndetësore Vranjë, në bazë të masave të propozuara të Ministrisë së shëndetësisë së Republikës së Serbisë, ka dhënë rekomandime që pacientët dhe të gjithë të tjerët që vijnë në Qendrën shëndetësore Vranjë të mbajnë maska mbrojtëse. Nuk ka më as vizita të pacientëve meqë kjo është rreptësisht e ndaluar”, thuhet në njoftim.
QSH thekson se nga e hëna (25 shtator) në katin përdhesë të godinës së ATD-së, ambulanca për infeksione akute respiratore do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 20:00, gjatë ditëve të javës dhe fundjavës, në dy turne me nga një ekip (mjek + infermier/teknik).
Në të njëjtin vend do të organizohet një dhomë për ndërhyrje ku pacientët do të mund të marrin terapinë e përshkruar, si dhe do të kontrollohen dhe do të rregullohen dokumentacioni i nevojshëm për pushime të mundshme mjekësore.