TË SHTUNËN NË VRANJË, PANAIRI I BLETARËVE TË BALLKANIT JUUGLINDOR

Bujanoc, Vranjë, 22. shtator 2023. (Foto nga arkivi) – Panairi i madh i bletarëve të Ballkanit Juglindor do të mbahet të shtunën, më 23 shtator, në sallën e sporteve në Vranjë. Do të jetë panairi i parë i quajtur Open Balkan, i organizuar nga disa shoqata të bletarisë nga Serbia, Maqedonia, Greqia, Republika Serbe dhe Shqipëria, raporton Vranjenews.
Panairi, i gjashti me radhë, do të hapet nga ministrja e Bujqësisë, sdministrimit të ujërave dhe pylltarisë, Jelena Tanaskoviq.
Është bërë e ditur fjalimi i kryetarit të komunës së Vranjës, Sllobodan Milenkoviq dhe i kryetarit të SPOS, Rodolub Zhivadinoviq.
Krahas pjesës ekspozuese, në panair do të diskutohen projektet e GIZ Perspective për bletarët e rinj në zonat rurale dhe Bletaria për të ardhmen.
Në ligjëratën eksperte për bletarinë do të flasë Roger Patterson, një bletar praktikues, ligjërues dhe autor i librave të shumtë për bletarinë nga Britania e Madhe.
Hapja e panairit është planifikuar të shtunën në orën 10:30.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *