Bujanoc, 25. shtator 2023. (Foto nga arkivi) – Kryqi i Kuq i Bujanocit, në bashkëpunim me Entin për transfuzion të gjakut nga Nishi, në ambientet e Qendrës së Kulturës në Bujanoc organizojnë të enjten (28 shtator) fushatë vullnetare të dhurimit të gjakut, nga ora 9 deri në ora 15.
“Duke dhuruar gjak vullnetarisht vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët që kanë nevojë për trajtim apo shërim dhe në këtë mënyrë i japim mbështetje edhe sistemit të kujdesit shëndetësor – thuhet në Kryqin e Kuq.
Grumbullimi i gjakut, thonë ata, bëhet sipas një aktiviteti të planifikuar, sepse gjaku dhe përbërësit janë vazhdimisht të nevojshëm për pacientët.
-Trajtimi përmes transfuzionit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i sigurt dhe kushdo që është i shëndetshëm, i aftë dhe i gatshëm për të dhuruar gjak nuk duhet ta vonojë në asnjë mënyrë. Shpresojmë që, si edhe më parë, këtë aktivitet do ta realizojmë me sukses – shtuan nga Kryqi i Kuq i Bujanocit.
KOMUNALIA: MOS HUDHNI MBETURINA VEND E PA VEND
Bujanoc, 11 janar 2025. Mos i hidhni mbeturinat kudo që të shkoni! Ndërmarrja publike “Komunalia” në Bujanoc apelon…