Bujanoc, 5. tetor 2023. (Foto: Xhirim i ekranit) – Ministri i financave, Siniša Malli, në një paraqitje në cilësinë e të ftuarit në RTS, ka paralajmëruar rritjen e pagave në sektorin publik dhe pensioneve nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Siç saktësoi ai, nga 1 janari 2024, pagat do të rriten me 10% në sektorin publik, ndërsa pensionet do të rriten me 14.8%.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të rrisim standardin e jetesës së qytetarëve, në vazhdimësi, përmes rritjes së pagave dhe pensioneve. Ne nuk heqim dorë nga investimet. Pres që deputetët ta miratojnë Ligjin”, thekson ministri Sinisha Malli.
Ai tha se në historinë e re politike për herë të parë përgatitja e buxhetit është përfunduar më herët – në tetor, duke theksuar se është e rëndësishme që ai të miratohet në kohë, duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme.
Previous PostMILLANI DHE MILANA: DASMA E PARË NË LLOPARDINCË, ÇIFTIT I DHUROHEN
Next PostPANAIRI I AUTOMJETEVE NË NISH KËTË FUNDJAVË: ZBRITJE PËR MODELET MË TË REJA