MINISTRJA: ZBRITJE PËRMES SHPENZIMIT RACIONAL TË RRYMËS EDHE PËR KËTË DIMËR

Bujanoc, 12. tetor 2023. Edhe në këtë sezon të ngrohjes qytetarët do të mund të kenë zbritje dhe të përgjysmojnë faturat e energjisë elektrike përmes konsumit racional të energjisë elektrike, ka paralajmëruar ministrja e Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.
Ajo shpjegoi në RTS se duke kursyer energjinë elektrike, qytetarët do të mund t’i përgjysmojnë faturat.
– Nëse ulin konsumin me më shumë se 5 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në dy vitet e mëparshme, do të kenë ulje të faturave të energjisë elektrike nga 20 deri në 40 për qind për gjashtë muajt e ardhshëm. Gjithashtu, familjet do të kenë zbritje prej 5 për qind nëse rrisin pjesëmarrjen e tarifës më të ulët në llogaritjen mujore me të paktën 5 për qind krahasuar me pjesëmarrjen e tarifës më të ulët në llogaritjen për të njëjtin muaj të një viti më parë, thotë ministrja.
Ajo shtoi se kjo do të thotë se me konsum racional, fatura e energjisë elektrike mund të përgjysmohet.
Ajo përkujtoi se Qeveria ka përmirësuar kriteret për marrjen e statusit të konsumatorit të cenueshëm energjetikë në mënyrë që një numër më i madh familjesh të ushtrojnë të drejtën për të ulur deri në 50 për qind faturat e energjisë elektrike, gazit apo ngrohjes qendrore.
– Më e rëndësishmja është që procedura të thjeshtohet maksimalisht, në mënyrë që të mjaftojë të dorëzohet vetëm një dokument, pra një kërkesë në të cilën të deklarojnë se për cilin lloj energjie duan të përdorin përfitimet. Fushata informuese dha rezultate, por apeloj tek njësitë e vetëqeverisjes lokale që të ndihmojnë qytetarët në procesin e aplikimit. Aktualisht kanë aplikuar mbi 72 mijë qytetarë, por po punohet në uljen e mëtejshme të kritereve që për këto benefite të aplikojnë një numër edhe më i madh i qytetarëve – theksoi ajo.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *