Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 16. tetor 2023. Të dielën ka përfunduar rehabilitimi i rrugës në Levosoj afër Bujanocit, në gjatësi prej një kilometër. Vlera e punës që është financuar nga Ministria e Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës është 9 milionë dinarë.
– Rruga e restauruar shtrihet nga shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” në LevosojË deri në hyrje të fshatit Osllare. Në kuadër të këtij projekti, i cili është financuar nga Ministria e Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës, në fshatin Klenikë është ndërtuar një rrugë e gjatë një kilometër, dhe vlera e asaj rruge që të çon në manastirin e Prohorit është 15 milionë dinarë, tha për Bujanovackë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq.
Krahas kësaj, siç thotë ai, të dielën është punuar edhe në pjesën që shpie nga manastiri i Prohorit deri në pikën kufitare në gjatësi prej 2.5 kilometrash, e cili duhet të përfundojë sot.
– Tani po punohet në dy rrugë me gjatësi 950 metra në fshatin Llopardincë, ku janë duke u bërë përgatitjet dhe asfaltimi duhet të përfundojë deri në fund të javës. Përveç kësaj, në fshatin Lilancë do të rregullohet një rrugë 1300 metra e gjatë, e ndjekur nga një rrugë 400 metra në fshatin Zhbevc dhe një rrugë e gjatë 350 metra në fshatin Zhuzhelicë. E gjithë kjo financohet nga Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit Koordinues – shton Mitroviq.
ASFALTOHET SEGMENTI RRUGOR NGA SHKOLLA DERI NË HYRJE TË OSLLARËS
Bujanovačke17. Oct 2023.EKONOMI, FILLIMI, QYTETI0
TAGOslare
Previous PostQENI ENDACAK SLUMON NJË GRUA NË QENDËR TË BUJANOCIT, LËNDOHET GJAT TENTIMIT PËR T'U MBROJTUR
Next PostGRATË NGA FSHATI MERITOJNË JETË TË DINJITETSHME