Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc 23. tetor 2023. – Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka nënshkruar të hënën vendimet për ndarjen e subvencioneve për fermerët e Bujanocit. Këtë vit nga buxheti komunal për këto qëllime janë ndarë 7.8 milionë dinarë, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme mjetet do të kalojnë në llogaritë e 73 fermerëve dhe 3 shoqatave të bletarëve.
– Janë paraqitur 76 kërkesa dhe mjetet tona në buxhet kanë qenë vetëm për 64 përfitues, prandaj kemi kërkuar nga Ministria e Bujqësisë miratimin për rishikiimin e buxhetit, në mënyrë që të plotësohen nevojat e të gjithëve. Deri në fund të javës së ardhshme mjetet do të kalojnë në llogarinë e fermerit – tha Arifi.
Fermerët nga Bujanoci morën subvencione komunale për blerjen e pajisjeve për mjelje, bletari, vaditje, grumbullues bari, kositëse rrotulluese dhe pajisje të tjera.
Shumat e miratuara variojnë nga 17.500 deri në 150.000 dinarë. Tri shoqatat e bletarëve të Bujanocit kanë marrë më së shumti para – 266.666 dinarë secila – për, siç thuhet, aktivitete promovuese.
– Këtë vit në buxhet për zhvillimin e bujqësisë janë planifikuar 15 milionë dinarë. Prej tyre 4 milionë i kemi transferuar në Stacionin Veterinar të Bujanocit për mbarësimin artificial të lopëve, më pas kemi organizuar panairin e bletarisë dhe kemi paguar transportin e misrit – tha Arifi.
Ai shtoi se këto janë subvencionet e fundit për këtë vit, gjegjësisht janë ndarë të gjitha ato që janë paraparë në buxhet.
Arifi theksoi se fermerët do të vazhdojnë të jenë prioritet edhe në të ardhmen dhe theksoi gatishmërinë për të gjitha propozimet dhe sugjerimet.
Bujqit i morën aktvendimet, ndërsa paratë deri në fund të javës
Bujanovačke24. Oct 2023.EKONOMI, FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKATASTROFA EKOLOGJIKE NË LAGJEN E RE, QYTETARËT ALARMOJNË ARIFIN
Next PostTRUPI KOORDINUES HAP DYERT PËR QYTETARËT E BUJANOCIT