MALI: DERI NË FUND TË NËNTORIT, NGA 20.000 DINARË NDIHMË PËR PENSIONISTËT

Bujanoc 23. tetor 2023. – Deri në fund të nëntorit, të gjithë pensionistët në Serbi do të marrin 20 mijë dinarë ndihmë të njëhershme, tha ministri i Financave, Sinisha Mali.
Duke folur për RTS, ai tha se nga 2 nëntori do të paguhen pensionet e rritura për pensionistët e vetëpunësuar, më 4 nëntor pensionistët ushtarakë dhe bujqësorë dhe më 10 nëntor për të gjithë të tjerët.
Mali tha se buxheti për vitin e ardhshëm parashikon një rritje prej 10 për qind të pagave në sektorin publik, një rritje të pagës minimale me “me një pëqindje si asnjëherë më të lartë” – 17.8 për qind dhe një rritje të pensioneve, sipas formulës zvicerane, me 14.8 për qind.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *