Bujanoc 28. tetor 2023. Llogaritja dimërore e kohës fillon nga e diela e 29 tetorit në orën tre të mëngjesit. Pastaj akrepat e orës do t’i lëvizim prapa, nga ora tre në dy.
Ora dimërore ndërrohet në fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.
Nga ana tjetër, llogaritje verore e kohës fillon në javën e fundit të marsit kur akrepat e orës zhvendosen një orë përpara.
Bashkimi Evropian njoftoi disa vite më parë se do të shfuqizonte orën verore dhe dimërore dhe do të miratonte një kohë të vetme, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Parlamenti Evropian e miratoi propozimin në vitin 2019, por është e nevojshme që të gjitha vendet anëtare ta miratojnë atë.
Previous PostPVD ME RASTIN E MOSPAJTIMEVE ARIFI – MUSLIU: TË RUHET QEVERISJA SHQIPTARE NË BUJANOC
Next PostPROMOVIMI I LIBRIT TË ALEKSANDAR PAVLLOVIQIT: MIQËSIA SHEKULLORE MES SERBËVE DHE SHQIPTARËVE