Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2. nëntor 2023. Qytetarët që do të aplikojnë për subvencione nga Komuna e Bujanocit për ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, kaldajave, paneleve diellore dhe pajisjeve tjera në shtëpi dhe banesa familjare do të mund të punësojnë 11 kompani, të përcaktuara nga komisioni komunal.
Ndër kompanitë e përzgjedhura, dy janë nga Tërnoci dhe një nga Bujanoci.
Lista përfshin gjithashtu kompani nga Vranja, si dhe Nishi, Beogradi dhe Novi Sadi. Listën e punimeve, gjegjësisht masave të parapara me programin e rehabilitimit energjetik, për të cilat mund të kontraktohen kompani të caktuara mund ta shihni KËTU.
Thirrja publike për qytetarët u hap më 31 tetor.
Portali ynë më herët kishte raportuar se 13.3 milionë dinarë do të jenë në dispozicion të qytetarëve të Bujanovës për të përmirësuar efikasitetin energjetik.
Početna SHOQËRI CAKTOHEN BIZNESET TË CILAT DO TË ANGAZHOHEN NGA QYTETARËT PË REHABILITIMIN ENERGJETIK
CAKTOHEN BIZNESET TË CILAT DO TË ANGAZHOHEN NGA QYTETARËT PË REHABILITIMIN ENERGJETIK
Bujanovačke3. Nov 2023.SHOQËRI0
Previous PostNJË BUJANOCASE DHE DY VRANJASE NË GARË PËR KRYETARE TË GJYKATËS THEMELORE NË BUJANOC
Next PostPAJAZITI: SHQIPTARËT NË NJË LISTË ZGJEDHORE E DOMOSDOSHME, E PAPRANUESHME QË KAMBERI TË JETË LIDER I SAJ