PËR AUTOBUSË DHE MAUNE DO TË KETË KONTROLL TË SHTUAR POLICOR

Bujanoc, 6. nëntor 2023. (Foto MUP) – Nga data 6 deri më 12 nëntor, policia rrugore do të kryejë aksionin e rritjes së kontrollit të autobusëve dhe kamionëve për zbulimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e mjeteve. Policia do të kryejë kontrollin intensiv të autobusëve që transportojnë fëmijët në ekskursione, mësim rekreativ, si dhe autobusët që kryejnë lloje të tjera të transportit të organizuar të fëmijëve. Aksioni do të kryhet në 30 shtete anëtare të organizatës ROADPOL (rrjeti evropian i policisë rrugore).
Siç njofton MPB-ja, gjatë fushatës, policia rrugore do t’i drejtojë kryesisht patrullat në rrugët me trafik më intensiv të autobusëve dhe kamionëve, dhe theks i veçantë do t’i kushtohet kontrollit të respektimit të dispozitave të Ligjit për orarin e punës së ekuipazheve të mjeteve në transportin rrugor dhe tahografi, kontrolli i transportit të mallrave, si dhe kontrolli i plotësimit të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje në komunikacion nga drejtuesit e kamionëve dhe autobusëve.
Që nga fillimi i këtij viti, policia rrugore në kontrollin e qarkullimit rrugor ka zbuluar rreth 108 mijë shkelje të kryera nga drejtues kamionësh dhe 4 mijë shkelje nga drejtues të autobusëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *