Bujanoc, 17. nëntor 2023. Shkolla e Muzikës në Bujanoc, në bashkëpunim me Grupin për fëmijë dhe të rinj “Indigo”, organizoi një punëtori me fëmijët migrantë nga Qendra për pranim në Preshevë. Fakti që nuk flasin të njëjtën gjuhë nuk i ka penguar të kalojnë një kohë fenomenale, sepse është muzika që i bashkon dhe i kapërcen të gjitha dallimet.
Qëllimi i këtij tubimi të përbashkët, siç thonë ata në shkollë, ishte takimi me të rinjtë nga komunitetet lokale dhe refugjatët dhe krijimi i mundësive që fëmijët refugjatë të njihen me bashkëmoshatarët e tyre përmes mësimit joformal.
– Muzika më të bukur se buzëqeshja që del nga zemra e një fëmije mund të dëgjohet vetëm në imagjinatën tuaj. Dhe pikërisht ajo lloj muzike dëgjohej gjatë mësimeve në shkollën tonë të muzikës në Bujanoc, kur na vizituan fëmijët nga Qendra për pranim të migrantëve. E njëjta muzikë, e kombinuar me tonet e luajtura në instrumente të ndryshme dhe përmes këngëve të kënduara, ishte dëshmi se muzika është një gjuhë që të gjithë e kuptojmë dhe që ka fuqinë për të bashkuar dhe lidhur kulturat dhe kombet nga më të ndryshmet – thotë shkolla.
Fëmijët nga Siria patën mundësinë të mësojnë një këngë nga Afrika me nxënësit e Shkollës së Muzikës në Bujanoc, të cilët flasin gjuhën serbe, rome dhe shqipe dhe të performojnë një mini-performancë së bashku me instrumente dhe lëvizje.
– Koha që kaluam së bashku është një kohë që të gjithë do ta kujtojnë me dashuri. Ishte bukur, komunikonim në gjuhë të ndryshme, ata në arabisht, ne serbisht dhe shqip, fëmijët ishin shumë të lumtur. Ky është tubimi ynë i parë, por kemi biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit – thotë për Bujanovaçke Vera Stankoviq, mësuese e solfexhos në Shkollën e Muzikës në Bujanoc.
Početna SHOQËRI MUZIKA BASHKON: SHOQËRIMI I FËMIJËVE MIGRANTË DHE NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MUZIKËS NË BUJANOC
MUZIKA BASHKON: SHOQËRIMI I FËMIJËVE MIGRANTË DHE NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MUZIKËS NË BUJANOC
Bujanovačke18. Nov 2023.SHOQËRI0
Previous PostGJATË VIKENDIT, EKZAMINIMET E REJA PARANDALUESE NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC
Next PostKOMUNA OFRON ME QIRA TETË LOKACIONE PËR KIOSQE, ÇMIMI FILLESTAR 900 DINARË PËR NJË METËR KATROR