Bujanoc,27. nëntor 2023. (Foto nga arkivi – Bujanovaçke) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti i Serbisë në 10 ditët e ardhshme do t’i paguajë çdo gjimnazisti në Serbi 10 mijë dinarë. Përveç kësaj, me rastin e lëshimit të kartelave studentore, secili prej studentëve do të marrë nga 1000 dinarë.
Vuçiq tha se ka biseduar me kryeministren Ana Brnabiq dhe ministrin e Financave Sinisha Mali për masat shtesë që vlejnë për ata që nuk kanë të drejtë vote.
Çdo gjimnazist do t’i paguajmë 10 mijë dinarë, përmes nënave, ku ai jeton me babanë përmes babait, ose përmes një familjeje kujdestare apo qendrave të veçanta. Besojmë se kjo është një masë e rëndësishme para festave dhe do t’i ndihmojë prindërit të kursejnë para. Gjendja financiare është e mirë”, tha Vuçiq.
Si më parë, qytetarët do të mund të aplikojnë për këtë lloj ndihme edhe në mënyrë elektronike, përmes portalit të Departamentit të Thesarit.
Ndihmë shtetërore në shumën prej 10.000 dinarë, pas aplikimit mund të marrë çdo fëmijë i cili është shtetas i Serbisë dhe që vijon shkollën e mesme.
Vuçiq tha se është rënë dakord edhe për një masë tjetër – që 1000 dinarë t’u transferohen të gjithë përdoruesve të kartelave studentore përmes “Poštanska Štedionica” dhe se shteti do ta rimbursojë bankën.
VUÇIQ: NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NGA 10.000 DINARË
Bujanovačke28. Nov 2023.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostDREJTORESHA E “SVETI SAVA”: KA MUAJ QË PO PRESIM DERI SA KOMUNA TË LEJOJË OPERATORËT E TJERË TË TRANSPORTIT PËR TË BARTUR FËMIJËT
Next PostSHKRIMTARI MUHAREM BAZDUL MBI NDRYSHIMIN E EMËRTIMIT TË SHKOLLËS “DESANKA MAKSIMOVIQ”