Bujanoc, 29 nëntor 2023. Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc njofton banorët e fshatrave Zarbincë, Muhoc dhe Breznicë se nga e premtja (1 dhjetor) do të fillojnë operacionet e deminimit për pastrimin e territorit nga mbetjet eksplozive nga luftërat e kaluara.
Puna në projektin Gjergjevc 1 po kryhet nga Qendra e Deminimit nga Beogradi ndërkaq sipërfaqja që do të pastrohet është gjithsej 122,000 metra katrorë.
“Luten qytetarët të mos lëvizin në pjesën e territorit që është e shënuar gjatë punimeve”, thuhet në njoftim.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…