Hapšenje

ARRESTOHET PËR MASHTRIM, OFROI PARA TË MAJME

Bujanoc, 7. dhjetor 2023. Policia e Vranjës ka arrestuar B. N. (1971) nga ky qytet me dyshimin se ka kryer katër vepra penale të mashtrimit.
“Ai dyshohet se nga data 22 nëntor deri më 3 dhjetor të këtij viti ka vënë në lajthitje tre qytetarë duke u premtuar se prej tyre do të blinte mallra due ofruar para të majme, të cilëve u ka marrë kusurin pa pagesë paraprake dhe më pas ka ikur”, kanë thënë të mërkurën nga Policia e Vranjës.
Gjithashtu dyshohet se i ka marrë para një shtetasi në emër të borxhit në mënyrë të ngjashme.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzim penal do të dërgohet para prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë.
Administrata policore në Vranjë fton qytetarët të cilët janë mashtruar në këtë mënyrë apo të ngjashme që të lajmërohen në telefonin e Shërbimit kujdestarnumër 192 ose 017/401-585.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *