MIRATOHET BUXHETI I KOSOVËS – 3 MILIONË EURO PËR BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

Bujanoc, 15. dhjetor 2023. Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2024, i cili parashikon 3 milionë euro për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, që është një milion më shumë se sivjet.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti i Kosovës do të jetë 3.3 miliardë euro.

“Ne vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen e Republikës, të rrisim sigurinë, të inkurajojmë punësimin, të kujdesemi për familjen dhe reformat që do të mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe ngritjen e standardit të qytetarëve”, ka thënë Kurti në FB.

Kurti më herët ka thënë se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc “tash kanë një qeveri që kujdeset për ta, në kohën kur shteti i Serbisë me vetëdije i shpërfill dhe i diskriminon”. Ai shtoi se qeveria e tij ka vendosur një pozicion të rregullt në buxhetin vjetor të Kosovës për këto tri komuna.

“Ata kanë një qeveri që synon të përmirësojë pozitën e shqiptarëve në Serbi, në kohën kur shteti serb po përpiqet për një Serbi pa shqiptarë”, tha Kurti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *