Bujanoc, 17. janar 2024. Shtesa prindërore për lindjen e fëmijës së parë nga 1 janari 2024 arrin në 371.614 dinarë, njoftoi Ministria e Përkujdesjes Familjare dhe Demografisë.
Shtesa prindërore për fëmijën e dytë, e cila paguhet në 24 këste, tani është 329.643,66 dinarë (13.735,15 dinarë në muaj), për fëmijën e tretë, e cila paguhet në 120 këste, 1.977.861,97 dinarë (16.482,19 dinarë në muaj), ndërsa për fëmiun e katërt 2.966.792,95 dinarë në 120 këste (24.723,28 dinarë në muaj).
Shtesa e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë për fëmijët e lindur më 01.01.2024 e më vonë është 123.871,49 dinarë, ndërsa paushall për blerjen e pajisjeve për fëmijën është 6.867,58 dinarë, kështu është paraparë me Aktvendimin mbi shumat nominale të shtesës prindërore, paushalit për blerjen e paisjeve për fëmijë, ndihmën e njëhershme për fëmijën e dytë dhe të tretë dhe shtesën për fëmijë dhe cenzusin për ushtrimin e së drejtës për shtesën e fëmijës nga 1 janari 2024.
Shumat e shtesës prindërore dhe shuma e njëhershme për blerjen e pajisjeve për fëmijën, regjistrimi për ushtrimin e të drejtës së shtesës për fëmijë dhe shuma e shtesës së fëmijës rregullohen dy herë në vit, më 1 janar dhe 1 korrik, bazuar në të dhënat e autoritetit republikan përgjegjës për statistikat, me lëvizjen e indeksit të çmimeve të konsumit në territorin e Serbisë, në gjashtë muajt e mëparshëm.
Kur mblidhet shtesa prindërore bashkë me shumën e paushalit, i bie që për lindjen e fëmijës së parë prindërit tani marrin 378.481 dinarë, për lindjen e një fëmije të dytë (ndihmë prindërore, ndihmë e njëhershme dhe paushall) marrin 460.381 dinarë.
Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, më saktësisht nga 1 korriku 2023, shtesa prindërore për fëmijën e parë ishte 366.122,62 dinarë, ndërsa shtesa fëmijërore për fëmijën e dytë, e cila paguhet në 24 këste, ishte 324.772,08 dinarë. Për fëmijën e tretë, shtesë kjo e cila paguhet në 120 këste, është 1.948.632,48 dinarë dhe për fëmijën e katërt 2.922.948,72 dinarë në 120 këste.
Shumat e ndihmës prindërore, shuma për blerjen e pajisjeve për fëmijën, cenzusi për ushtrimin e të drejtës për shtesën e fëmijës dhe shuma e shtesës së fëmijës rregullohen dy herë në vit – më 1 janar dhe 1 korrik, bazuar në të dhënat e autoriteti republikan përgjegjës për statistikat, me lëvizjen e indeksit të çmimeve të konsumit në territorin e Republikës së Serbisë, në gjashtë muajt e mëparshëm, thuhet në publikimin e Ministrisë.