Bujanoc, 26. janar 2024 – Pas njoftimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se shteti do të rinovojë shkollën në Lluçan afër Bujanocit dhe disa shkolla të tjera ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ka reaguar këshilli lokal i Lëvizjes Popullore të Serbisë (PPS) nga Bujanoci, duke pyetur presidentin nëse e di se komuniteti shqiptar tashmë merr 90 për qind para nga buxheti i komunës.
Natyrisht, nuk kemi asgjë kundër që fëmijët shqiptarë dhe romë të shkojnë në shkolla që i kanë të gjitha kushtet për të ndjekur mësimin, por kushdo që mendon me kokë të vetë nuk mund të flejë i qetë nëse nuk i bën disa pyetje presidentit Aleksandar Vuçiq – thuhet në deklaratën e nënshkruar nga shefi i këshillit lokal të PPS në Bujanoc, Sasha Arsiq.
Siç thotë ai, shqiptarët në Bujanoc duhet t’i pyesin përfaqësuesit e tyre në pushtetin komunal se ku i shpenzojnë mjetet nga buxheti kur nuk kanë para për t’u siguruar fëmijëve kushtet për vijim normal të shkollës.
– A e di presidenti se në shkollën “Branko Radiçeviq” është e pamundur të mësohet edhe përkundër rinovimit, por që fëmijët serbë ndjekin mësimin në shkollën shqipe “Sezai Suroi”. A e di ai që kanë rënë tavanet dhe sa mirë është bërë puna. A e di ai se fëmijët serbë në kopshtin e Zhbevcit nuk kanë ngrohje adekuate dhe se fëmijët në shkollën e Llopardincës e hanë drekën jashtë – thuhet në deklaratën e Arsiqit.
Sipas fjalëve të tij, presidenti nxitoi të tregojë se është i gatshëm ta jap jo vetëm Ujmanin, kodin thirrës për Kosovën, të heqë dinarin si mjet pagese, të njohë targat e të ashtuquajturës Republika e Kosovës, por ai është i gatshëm edhe të japë gjithçka në Bujanoc.
“Çdo qytetar serb i komunës së Bujanocit pyet veten nëse presidenti planifikon ta përjetojmë fatin e serbëve të Kosovës”, thotë Arsiq.
Ai theksoi se Lëvizja Popullore e Serbisë avokon për bashkëjetesën e të gjithë popujve në Bujanoc, por është kundër bërjes së lëshimeve në dëm të serbëve në komunën e Bujanocit për hir të disa qëllimeve më të larta, siç e quajnë, për shembull, njohjen e zgjedhjeve të vjedhura.
Të krijohet përshtypja se presidenti ynë po jep atë që ata nuk e kërkojnë, në mënyrë që Bashkimi Evropian të mbyllë sytë ndaj parregullsisë së zgjedhjeve – tha Arsiq.
SASHA ARSIQ: PRESIDENT, KUJDESUNI EDHE PËR KOMUNITETIN SERB NË BUJANOC
Bujanovačke27. Jan 2024.FILLIMI, POLITIKË, Uncategorized @sq0
Previous PostRAMADANI: PREFEKTI I TIRANËS DO TË JETË QYTETAR NDERI I BUJANOCIT
Next PostBANORËT LOKAL KËRKOJNË RREGULLIMIN E URËS, E CILA ISHTE SHKAK I AKSIDENTIT ME PASOJA FATALE