POLICIA: DITËVE NË VIJIM KONTROLL I SHTUAR I TRAFIKUT

Bujanoc, 14. shkurt 2024. Policia rrugore do të kryejë kontroll të shtuar gjatë festave të ardhshme, i cili në radhë të parë do të ketë për qëllim zbulimin e shkeljeve që kanë ndikim më të madh në shfaqjen e aksidenteve në komunikacion dhe ashpërsinë e pasojave.
-Për shkak të shënimit të ditës së shtetësisë dhe bashkimi i ditëve jopune, gjatë ditëve në vijim në të gjitha drejtimet rrugore me rëndësi, e mbi të gjitha drejt qendrave turistike, pritet intensitet i shtuar i trafikut – tha për Tanjug major Aleksandar Radenkoviq nga Drejtoria e Policisë Rrugore të MPB-së.
Policia do të fokusohet veçanërisht në kundërvajtjet si tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi nën ndikimin e substancave psikoaktive, parakalimet e paligjshme, mospërdorimi i rripit të sigurisë.
Radenkoviq ka theksuar se vitin e kaluar, në periudhën prej 14 deri më 17 shkurt, në aksidente trafiku kanë humbur jetën shtatë persona dhe kanë mbetur të lënduar 140 persona, përkundër masave të marra nga policia e trafikut, e cila në ato katër ditë ka zbuluar 20 mijë shkelje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *