NGA ZGJEDHJET E FUNDIT NAFTA ËSHTË SHTRENJTUAR PËR 11, NDËRKAQ BENZINA PËR 12 DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. shkurt 2024. – Në pikat e karburantit në Serbi, duke filluar nga ora 15:00, një litër euro-naftë do të kushtojë maksimumi 206 dinarë, ndërsa një litër benzinë Europremium BMB do të kushtojë 185 dinarë. Krahasuar me javën e kaluar, të dyja llojet e karburanteve do të jenë më të shtrenjta për një dinar. Që nga zgjedhjet e dhjetorit, çmimet e karburanteve janë rritur me 5-7 për qind.

Nga e premtja e fundit para zgjedhjeve të dhjetorit çmimi i naftës është rritur për 11 dinarë, ndërsa benzina për 12 dinarë. Në atë kohë, çmimi i naftës ishte 195 dinarë për litër, ndërsa benzina 173 dinarë.

Në javët para zgjedhjeve, çmimet e të dy llojeve të karburanteve uleshin pothuajse çdo të premte.

Pas zgjedhjeve po ndodh e kundërta – çmimet po rriten.

Duke gjykuar nga komentet në faqen e Bujanovaçkes në Facebook, qytetarët nuk janë aspak të befasuar.

“Zgjedhjet mbaruan”, “vota juaj fati I juaj”, “tani duroni”, “le të shkojë në 250”, janë disa nga komentet e lexuesve tanë.

Bujanocasit shpesh shkojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën fqinje për karburant, ku çmimet janë shumë më të ulëta, siç kemi shkruar tashmë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *