NGA SHTABI: FILLOHET ME DEMINIMIN E TRASESË SË GAZPËRÇUESIT AFËR BUJANOCIT

NGA SHTABI: FILLOHET ME DEMINIMIN E TRASESË SË GAZPËRÇUESIT AFËR BUJANOCI
Bujanoc, 13. mars 2024. Shtabi për situata emergjente i Komunës së Bujanocit i njofton qytetarët e Bujanocit dhe banorët e fshatrave Sërpska Kuqa, Karadnik, Rakoc Lilancë, Zhuzhelicë, Bozhinjevc, Levosojë, Osllarë, Nasalcë, Letovicë, Bilaç dhe Somolicë se nga sot do të fillohet me deminimin e trasesë magjistrale të gazëpërçuesit nga Vranja në Maqedoninë e Veriut.
Deminimin e bën kompania MILENIJUM TIM nga Beogradi. Punimet e deminimit do të kryhen çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 15:00, për rreth një muaj.
Gjatë kohës së ekzekutimit të punimeve në trasenë e gazësjellësit nuk do të shkaktohen dëme për pronarët e parcelave.
Gjatë kryerjes së punimeve, kontraktori do të jetë në kontakt me kryetarët e bashkësive lokale në territorin e të cilave po kryhen punimet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *