ÇMIMI I APARTAMENTEVE NË BUJNAOC MË I ULTI NË SERBI

Bujanoc, 15. Mars 2024. Banesat e reja në Bujanoc janë ende më të lirat në gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare të Entit për Statistikë të Republikës të publikuara të premten. Çmimi mesatar për metër katror i një banese të sapondërtuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar në Bujanoc, sipas statistikave zyrtare, ishte 48.344 dinarë, ose 423 euro. Apartamentet më të shtrenjta janë në komunën e Beogradit Savski venac, ku çmimi mesatar për metër katror është 498.981 dinarë (4.257 euro).
Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023, çmimi për metër katror në Bujanoc ka rënë për rreth 6 për qind, të paktën kështu thonë statistikat zyrtare. Përndryshe, sipërfaqja mesatare e apartamenteve të sapondërtuara është 78 metra katrorë.
Në nivel të gjithë vendit, çmimi mesatar i banesave të reja ishte 207.103 dinarë (1.767 euro), që është 4.8 për qind më pak në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2022.
Përveç komunave të Beogradit, për çmimet e tyre të larta dallohen edhe Novi Sadi, Çajetina, Uzhica, Vërnjaçka Banja dhe komuna Mediana e Nishit.
Në Vranjë, çmimi mesatar për metër katror ishte 112.119 dinarë (957 euro), në Leskoc 119.874 (1.022 euro), dhe në komunën Medijana të Nishit 177.096 (1.520 euro). Më afër Bujanocit sa i përket çmimeve të banesave është Tërsteniku, ku një metër katror kushton 68.411 dinarë (584 euro). Më shumë para duhet të ndahen për një apartament në Petrovac na Mllavi. Aty çmimi mesatar për metër katror është 78.696 dinarë (670 euro).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *