Bujanoc, 1. prill 2024. – I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak njoftoi një takim të ri në Bruksel të “kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë”, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të enjten (4 prill). Temë e diskutimit do të jetë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit.
Postuar nga Miroslav Lajçak:
Një takim mbi këtë temë tashmë është mbajtur javën e kaluar ndërsa këtë takim Lajçak e ka vlerësuar si të dobishë në postimin e tij në Facebook.
Në fund vendosëm që një takim tjetër do të ishte i nevojshëm. Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë hendekun e mbetur të enjten, ka shkruar Lajçak.
Drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, pas takimit të dialogut të hënën e kaluar në Bruksel, tha se Prishtina nuk ka vullnet politik për të arritur një zgjidhje për përdorimin e dinarit në Kosovë dhe njoftoi se raundi i ri i dialogut në niveli teknik do të mbahet më 4 prill.
Autoritetet në Prishtinë më herët e kishin ndaluar përdorimin e dinarit në Kosovë, kështu që serbët vijnë në Bujanoc për tërheqjen e të ardhurave të tyre. Në fillim të muajit mars, banka Poštanska štedionica instaloi objekte të parafabrikuar me sportele dhe një bankomat në Konçul.