POLICI I DYSHUAR PËR VJEDHJEN E 272 PISTOLETAVE, NË PRITJE TË EKSTRADIMI NGA MALI I ZI

Bujanoc, Nish, 9. prill 2024. (Foto ilustrim) – Polici nga Nishi, i cili dyshohet se ka vjedhur 272 pistoleta në stacionin policor të Pantelejit ku ka punuar dhe i cili pas arratisjes është arrestuar në Podgoricë, është ende në paraburgim, shkruan Juzhne vesti. Gjykata e Lartë e Malit të Zi thotë se çështja është ende në fazën e hetimeve dhe se duhet vendosur nëse dhe kur do të lejohet ekstradimi i tij në Serbi.
Gjykata e Lartë e Malit të Zi konfirmon se polici i dyshuar D. M. është ende në paraburgim, që nga arrestimi i tij në Podgoricë më 29 shkurt, pasi Republika e Serbisë kishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të.
Siç kanë bërë të ditur gazetarët e portalit Juzhne vesti, gjyqtari hetues ende është duke mbledhur të gjitha informacionet, dhe se vetëm pas kësaj do të vendoset nëse do të lejohet ekstradimi në Serbi.
“Rasti na është caktuar më 29 shkurt dhe nuk ka asnjë informacion të ri, duke qenë se rasti është në hetim dhe se jemi duke mbledhur të gjitha të dhënat që janë të nevojshme, për të konstatuar nëse janë plotësuar apo jo të gjitha supozimet procedurale, përkatësisht nëse lejohet ekstradimi. Gjithsesi, gjithçka tashmë është në duart e gjyqtarit hetues dhe është në fazën e punës. Hetimi zgjat afërsisht një muaj e gjysmë deri në dy – tha Gjykata e Lartë malazeze

Uhapšen policajac osumnjičen za krađu pištolja iz stanice

Kujtojmë se, sipas dokumenteve në të cilat Juzhne vesti ka pasur qasje, polici nga Nishi gjendej në arrati, pasi është dyshuar se në komisariatin e Pantelejit kishte vjedhur 272 pistoleta, të cilat i kishin dorëzuar qytetarët me urdhër të MPB-së në maj të vitit të kaluar, pas vrasjeve në shkollën fillore “Vlladislav Ribnikar” në Beograd dhe në Mlladenoc. Juzhne vesti kishin mësuar se ai ka nxjerrë armë nga komisariati në disa raste dhe se nuk dihet ku kanë përfunduar ato, ka vetëm supozime.
Sipas dokumenteve në të cilat kishte qasje Juzhne vesti, dy të dyshuarit, njëri nga Prokupla e tjetri nga Nishi, u arrestuan ndërsa i treti, përndryshe polic, ishte në arrati.
Policia u bëri thirrje qytetarëve që posedojnë armë të paregjistruara që ato t’I dorëzojnë nga data 8 maj deri më 8 qershor në komisariatin më të afërt dhe se asnjëri prej tyre nuk do të mbajë përgjegjësi penale. Gjithashtu, ata deklaruan se do të ketë kontroll te pronarët e armëve për të përcaktuar nëse pronarët i mbajnë armët në përputhje me rregullat aktuale – të ndara nga municioni dhe të mbyllura në vitrina, kasaforta dhe sefa.
Po ashtu, një muaj pasi Južne vesti zbuloi aferën për vjedhjen e armëve, ish-kreu i policisë së Nishit, Jovica Stojmenoviq, u shkarkua nga detyra.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *