Bujanoc, 16. prill 2024. – Në vend që sheshi dhe parku i qytetit të gjelbërohen në ditët e para të pranverës dhe temperaturave e larta, në Bujanoc gjelbërojnë dhe humbasin funksionin e tyre bazë drenazhet ujore të rrugëve, ndaj ka të gjitha mundësitë që në vend të rrugëve të thata, në rast të reshjeve , do të shkelim nëpër lumenj e liqene. Një kanal i tillë i tejmbushur gjendet në qendër të Bujanocit afër ShM “Sveti Sava”.
Një lexues ka kontaktuar me portalin tonë përmes aplikacionit “Njofto Bujanovaçke” dhe ka dërguar një foto të një ujëmbledhësi, i cili ngjan çdo gjë tjetër por jo në atë që duhet të jetë.
“Ujëmbledhësit që nuk janë pastruar prej vitesh ndërkohë që janë gjelbëruar me përmirësimin e motit. Për këtë sa herë që bie shi formohet liqe”, thuhet në mesazhin e lexuesit tonë.
Kujtojmë se “pikat e zeza” kronike në Bujanoc, ku liqenet formohen edhe pas reshjeve më të pakta, përfshijnë qendrën afër ish-pompës së benzinës, pjesën afër Shkollës së Muzikës, Fakultetit Ekonomik, e të mos flasim për rrugët më pak të rëndësishme të qytetit.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Bujanocit tentojnë t’i drejtohen shërbimeve komunale kompetente përmes portalit tonë. Shumë herë kemi shkruar për daljen në sipërfaqe të ujërave të zeza në pjesë të ndryshme të qytetit, për rrugë të mbushura me ujë për shkak të pusetave të pamirëmbajtura apo ujëmbledhësve të zënë, por edhe për pusetat e hapura pa asnjë shenjë paralajmëruese.
Početna FILLIMI LEXUESIT PARALAJMËROJNË: MBINË BARI NË UJËMBLEDHËSIT E RRUGËVE (VIDEO: BUJANOCI NË UJ)
LEXUESIT PARALAJMËROJNË: MBINË BARI NË UJËMBLEDHËSIT E RRUGËVE (VIDEO: BUJANOCI NË UJ)
Bujanovačke17. Apr 2024.FILLIMI, QYTETI, Uncategorized @sq0
Previous PostEDHE ZYRTARISHT, AGIM KAMBERI NGA PRESHEVA PROKUROR NË BUJANOC
Next PostNË VEND TË 15 MILIONË DINARËVE, KOMUNA U NDANË STUDENTËVE 13.8 MILIONË DINARË