Bujanoc, 20. prill 2024. Për pozitën e drejtoreshës së shkollës fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc, Leonora Memeti ka marrë përkrahje bindëse nga Këshilli i Arsimtarëve. Ajo mori 58 vota ndërsa kundërshtari i saj Bajram Fejzullahi 9.
Leonora Memeti deri më tani ishte ushtruese e detyrës së drejtoreshës së shkollës. Përmes Bujanovaçkes, ajo falënderon kolegët e saj për besimin e dhënë.
Leonora Mehmeti ka lindur në vitin 1979. Mësuesja e diplomuar në vitin 2004 në Prishtinë, ka 17 vjet përvojë pune në procesin arsimor. Ajo jeton në Tërnoc dhe është nënë e tre fëmijëve.
Dhënia e mendimit të punonjësve të shkollës është hapi i parë, duke marrë parasysh mendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe më pas të Këshillit të Shkollës ndërsa vendimin përfundimtar e merr Ministria e Arsimit./Lugina press/
Dema Gudža, AKSION për Kurban Bajram! Qengja, deshë, dhe dema me çmimet më të volitshme
🎉 AKSION për Kurban Bajram!🐑 Qengja, deshë, dema dhe lopë me çmimet më të volitshme!💯 Cilësi e garantuar…


