KUJDES! SHKATËRRIMI I MINAVE DHE BOMBAVE AFËR BOROCIT

Bujanoc, 26. prill 2024. (Foto nga arkivi) – Në zonën e fshatit Boroc dhe në bazën “Jug” afër Bujanocit, të hënën (29 prill), në mes të orës 12:30 dhe 14:00 do të bëhet asgjësimi i minave dhe bombave të mbetura nga konfliktet e kaluara, ka njoftuar të premten Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit.
Shkatërrimi do të bëhet në vend nëse është e mundur dhe këtë do ta bëjë Ekipi i Shkatërrimit i Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Gjatë kryerjes së punimeve qytetarët nuk duhet të qarkullojnë në pjesën e territorit ku do të kryhet shkatërrimi i tyre.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *