LIDERËT SHQIPTARË FTOJNË BASHKËKOMBASIT E TYRE ME QËNDRIM NË KOSOVË TË VIJJNË E TË VOTOJNË NË BUJANOC

Bujanoc, 28. maj 2024. Kryetarët e subjekteve politike që tubojnë shqiptarët në Bujanoc ftojnë bashkëkombasit e tyre me qëndrim në Kosovë, që më 2 qershor të vijnë në vendlindje për të votuar në zgjedhjet lokale.
Kryetari aktual i komunës, Nagip Arifi, i cili si kryetar i Partisë Demokratike (PD) theksoi publikoi kandidaturën e tij për një mandat të ri, ishte në Gjilan, ku u foli bujanocasve të atij qyteti për domosdoshmërinë e çdo votimi të tyre në mënyrë që shqiptarët të merrnin shumicën për formimin e pushtetit vendor.
Në të njëjtën rrugë ka nisur edhe Partia për Veprim Demokratik (PVD), liderët e së cilës nga amfiteatri i Fakultetit Juridik në Prishtinë, në tubimin e 29 majit, do t’i ftojnë bashkëkombasit e tyre që më 2 qershor të jenë në Bujanoc.
“Ju bujanocas, që jetoni, punoni dhe studioni në Republikën e Kosovës, ftojini familjarët, miqtë, shokët dhe ejani të diskutojmë për obligimet që kemi ndaj komunës”, tha Ragmi Mustafi, kandidat i PVD-së për kryetar të Bujanocit.
Këto dy parti, së bashku me Lëvizjen për Progres Demokratik të Shqiprim Musliut, nënshkruan një marrëveshje për pushtet të përbashkët pas zgjedhjeve.
Për 41 vende kuvendin lokal në Bujanoc, në këto zgjedhje do të garojnë 4 lista të serbëve dhe 4 të shqiptarëve dhe një listë garon për votat e romëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *