KËSHTU VOTUAN BUJANOCASIT NË DY VENDE TË VOTIMIT NË TË CILAT ZGJEDHJET DO TË PËRSËRITEN

Shkruan: N Stevanoviq
Bujanoc, 5. qershor 2024. – Në dy vendvotime (46 dhe 47) në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, ku Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) e anuloi votimin dhe pritet të përsëritet, fitoi Grupi i qytetarëve të Dr. Dejan Stojanoviq Meçe. Sipas të dhënave jozyrtare, GQ ka marrë 43.2 për qind të votave në të dyja vendet. Meqë ra fjala, votimi u anulua për shkak të mungesës magjike të fletës së kontrollit në qendrën e votimit 47 (salla e vogël), dhe procesverbali nga VV 46 nuk kishte nënshkrimet e anëtarëve të këshillit zgjedhor. Në të dyja këto qendrat e votimit kryesisht votojnë serbët.
Të drejtë vote kishin 1879 qytetarë, ndërsa në proces kanë marrë pjesë 982 (52,2 për qind), edhe atë shumica ishin deklaruar për GQ Dr. Stojanoviq, i cili mori 425 vota (43,2 për qind). Lista e mjekëve mori shumicën e votave, përpara SNS-së dhe në qendrat e tjera të votimit të qytetit.
Koalicioni SNS, përfaqësuesit e të cilit, siç mësuam, tashmë kanë nisur një fushatë të re parazgjedhore për të siguruar vota të reja, e sheh një shans për të përmirësuar rezultatet e tij zgjedhore në rivotimin.
SNS mori të dielën 259 vota ose 26.3 për qind në këto dy qendra votimi.
Grupi i Qytetarëve të Listës Serbe, Nenad Tasiq Tasa dhe Goran Tashkoviq Shila, është i treti për nga përkrahja që kanë marrë nga banorët e Bujanocit me gjithsej 65 vota (6,6 për qind).
Lista Ndryshimi tani – për fshatin tonë, për qytetin tonë, e udhëhequr nga Sasha Arsiq, ka marrë më së paku vota në dy vendvotime në Shtëpinë e Kulturës. Sipas të dhënave jozyrtare, Arsiq ka marrë vetëm 14 vota.
Me rastin e përsëritjes së zgjedhjeve, ai u shpreh i pari, i cili shpalli betejën për këshilltarin e dytë për listën e tij, për të cilën, thotë ai, i mungojnë 187 vota.
Rezultatet e ndryshme në votimin e përsëritur mund të ndikojnë edhe në numrin e këshilltarëve nga radhët e GG Dr. Stojanoviq dhe progresistëve.
Sipas rezultateve preliminare të KKZ-së, pa këto dy vendvotime SNS ka gjithsej 2899 vota (7 këshilltarë), GQ i doktorit 1626 vota (4 këshilltarë), dhe lista e Arsiqit 597 (1 këshilltar). Lista e Tasiqit dhe Tashkoviqit ka 188 vota dhe nuk e kalon pragun prej 3 për qind.
KKZ ka anuluar votimin edhe në vendvotimin numër 11, në fshatin Muhoc, i banuar ekskluzivisht me shqiptarë. Siç thuhet në vendimin e komisionit, ajo qendër votimi është mbyllur në ora 14:25 në kundërshtim me rregullat. Sipas informacioneve nga partitë shqiptare, votimi i ri nëse është i rregullt nuk mund të ndikojë ndjeshëm në renditje.
Në orët në vijim KKZ-ja duhet të vendosë për të gjitha kundërshtimet dhe patjetër do të dihet se ku dhe kur do të përsëritet votimi.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *