Bujanoc, 19. qershor 2024. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) ka marrë premtimin nga Ministria e Arsimit se do të licencojnë mësuesit shqiptarë, pra do të ndërmarrin hapat e duhur për t’u dhënë licenca mësuesve shqiptarë.
Premtimi erdhi si rezultat i një takimi mes shefit të KKSH-së, Nevzad Lufiu, dhe ministres përkatëse, Sllavica Gjukiq Dejanoviq disa ditë më parë, shkruan portali Folonline.
Lutfiu bëri të ditur se takimi është mbajtur më 11 qershor ndërsa liçencimi i personelit shqiptar në arsim kanë qenë ndër temat e diskutuara.
“Sot nga zyra e ministres na konfirmuan se Ministria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë çështje për vitin shkollor 2024-25”, ka thënë Lutfiu.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…