Bujanoc, 25. qershor 2024. Paga mesatare neto e të punësuarve në komunën e Bujanocit në muajin prill ishte 69.448 dinarë, gjegjësisht ishte 1.000 dinarë më e lartë se në muajin mars, sipas të dhënave zyrtare të Entit republikan statistokor (ERS).
Pagat në Bujanoc janë 27.000 dinarë më pak se mesatarja zyrtare kombëtare në prill, që është 96.614 dinarë, dhe gati 100.000 më pak se paga mesatare e banorëve të komunës Stari Grad në Beograd, e cila në prill ishte 169.122 dinarë.
Paga më të larta se Bujanoci ka edhe Tërgovishta dhe Bosilegradi.
Fitimet neto mesatare për prill 2024 arritën në 73.928 dinarë, që do të thotë se 50% e të punësuarve kanë fituar të ardhura deri në shumën e specifikuar.
Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, fitimet mesatare bruto dhe neto për muajin prill 2024 janë nominalisht më të larta me 15.3%, dhe në terma realë me 9.8%.
Me pagë mesatare prej 65.659 dinarë, banorët e Preshevës janë në vendin e dytë të fundit në rrethin e Pçinnjës, ndërsa pagat më të ulëtat i kanë banorët e Banjës së Vranjës (65.035), ndërsa më të lartat kanë banorët e Vlladiçin Hanit (77.507). Paga mesatare e vranjase në muajin prill ishte 75.129 dinarë.
Në kolonën e djathtë është diferenca nga paga mesatare në Serbi
Paga mesatare në Trgovisht ishte 70.471 dinarë, në Bosilegrad 71.296, dhe në Surdulicë 74.104 dinarë.
Nga banorët e rrethit të Pçinjës me një mesatare prej 73.497 dinarë, vetëm banorët e rrethit të Jabllanicës kanë paga më të ulëta – 72.381 dinarë.
Banorët e komunave të Beogradit Stari grad (169.122) dhe Vraçar (165.712) kanë ende pagat më të larta në Serbi.
PAGAT: BUJANOCASIT FITOJNË MË PAKË SE PUNONJËSIT NË TËRGOVISHTE DHE BOSILEGRAD
Bujanovačke26. Jun 2024.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostBALONËT ME MBETURINA FLUTUROJNË PËRTEJ KUFIJVE
Next PostLEXUESIT RAPORTOJNË: EDHE NË LEVOSOJË DËME TË MËDHA NGA STUHIA (VIDEO)
Related articles
BAZA E ASFALTIT DHE NDOTJA E MJEDISIT: NUK KA TEJKALIM TË LIMITEVE TË PARAPARA
Bujanovačke18. Dec 2024.