DËRGOHEN NË 48 MBAJTJE DY PERSONAT QË SULMUAN ZYRTARËT KOMUNAL NË BUJANOC

Bujanoc, 26.korrik 2024. Dy qytetarë të Bujanocit të cilët të premten në mëngjes kanë sulmuar fizikisht kryeshefin e inspeksionit komunal Metin Ramizi dhe zyrtarët e Administratës Komunale në Bujanoc, janë ndaluar deri në 48 orë, mësojnë Bujanovaçke.
Ky është informacion jozyrtar, ndërsa policia ende nuk ka bërë njoftim për përleshjen në objektin e Komunës së Bujanocit.
Bujanovaçke ka raportuar më herët se konfrontimin e ashpër fizik dyshohet se e kanë nisur dy vëllezër, të cilët kanë sulmuar zyrtarët e Komunës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *