INTENSIFIKOHEN KONTROLLET: TË GJITHË RADARËT DHE INTERCEPTORËT NËPËR RRUGË

Bujanoc, 6. gusht 2024. (Foto MPB) – Që nga e hëna Policia rrugore po kryen aksion ndërkombëtar të kontrollit të shtuar të trafikut me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të shpejtësisë së lejuar, njofton MPB.

Aksioni do të kryhet njëkohësisht në 31 shtete evropiane që janë anëtarë të organizatës ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore).

Policia rrugore do të përdorë çdo ditë të gjitha pajisjet për matjen e shpejtësisë – radarë dore, radarë në sistemet e vëzhgimit me video dhe përgjues, ndërsa shpejtësia mesatare e automjeteve do të matet në autostrada.

Kujtojmë se gjatë aksionit të mëparshëm ndërkombëtar të kontrollit të shtuar të shpejtësisë, i cili u krye në prill të këtij viti, pjesëtarët e policisë rrugore zbuluan mbi 36 mijë shkelje të shpejtësisë, prej të cilave rreth 6 mijë shkelje të shpejtësisë ishin në zonat e kalimit të këmbësorëve.

Rritja e kontrollit të trafikut do të zgjasë deri më 11 gusht.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *