Bujanoc, 7. gusht 2024. (Foto MPB) – Në vetëm dy ditë të rritjes së kontrollit në trafik, respektivisht kufizimeve të shpejtësisë, janë konstatuar mbi 8 mijë shkelje, prej të cilave mbi 1400 në vendkalimet e këmbësorëve, njoftoi sot MPB. Policia u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë.
Gjatë aksionit, i cili zgjatë deri më 11 gusht, policia rrugore do të matë çdo ditë shpejtësinë e lëvizjes me të gjitha pajisjet në dispozicion – radarë dore, radarë në sistemet e video-mbikëqyrjes dhe interceptorë, ndërsa shpejtësia mesatare e automjeteve do të matet në autostrada, është bërë e ditur në llogarinë zyrtare të MPB-së në Instagram.
Qëllimi i aksionit është ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve për domosdoshmërinë e respektimit të kufijve të shpejtësisë dhe pjesëmarrjes së përgjegjshme në trafik.
“Sjellja juaj në rrugë është vendimtare për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Ju lutemi respektoni kufijtë e shpejtësisë, vozitni me përgjegjësi”, thuhet në postim.
Në përputhje me numrin e shkeljeve të regjistruara, Ministria e Brendshme apelon “së bashku për sigurinë në rend të parë”.
“Nuk ka asnjë justifikim për shpejtësinë! Siguria në trafik është qëllimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët”, thuhet në njoftim.