Bujanoc, Beograd 22 gusht 2024. (Foto ilustrim) – Përveç stacionit të autobusëve në bllokun 42, Beogradi po ndërton edhe një tjetër të destinuar vetëm për autobusët që vijnë nga jugu ose shkojnë në jug të Serbisë. Ky stacion do të jetë te „Autokomada“ dhe do të quhet “Jug”.
Kjo do të thotë se do të hiqen ndalesat që përdoren aktualisht tek Autokomanda.
Hapja e stacionit “Jug” do të bëjë të mundur shkarkimin e trafikut ndërurban përmes Gazelës dhe në këtë mënyrë reduktimin e mbingarkesës në atë pjesë të qytetit, thonë autoritetet, raporton RTS.
“Me këtë lidhje shërbimi këtu, së bashku me stacionin e madh BAS në Beogradin e Ri, do të ofrojmë mundësinë që të gjithë ata 22.000 persona që vijnë në BAS çdo ditë dhe të gjitha 1.200 lidhjet dhe nisjet që vijnë në BAS, t’u shpërndahen këtyre dy skajeve të Beogradit dhe në këtë mënyrë, ato para së gjithash janë funksionale, pa e rënduar vetë qendrën e Beogradit, veçanërisht Urën e Gazelës, me kalimin e panevojshëm të autobusëve”, tha Miroslav Çuçkoviq, menaxher i qytetit.
Do të jetë rreptësisht e ndaluar dhe e dënueshme për të gjithë automjetet e tjera të trafikut ndërurban të përdorin çdo ndalesë tjetër që kanë përdorur deri tani.
Nga stacioni “Jug” do të nisen autobusë turistikë, për ekskursione nxënësis dhe do të ketë një parking për ata që sjellin grupe për të vizituar qytetin.
Qyteti i Beogradit do të formojë gjithashtu një linjë të veçantë autobusi që do të marrë pasagjerë. Do të jetë një linjë rrethore që do të shkojë në drejtim të Bulevarit „Oslobođenje-Slavija-Nemanjina-Savska“ dhe do të kthehet në rreth.
Qyteti do t’u lërë transportuesve të vendosin se sa autobusë do të çojnë pasagjerët në stacionin qendror të autobusëve dhe sa në stacionin e Autokomandës.
Pretendimet e transportuesve që transportojnë pasagjerë nga jugu, se drejtimi i autobusëve përmes unazës në stacionin e ri do të zgjasë udhëtimin dhe do të rrisë kostot, nuk u pranuan sepse vendimi ishte rezultat i një analize serioze profesionale, sipas ekspertëve të qytetit.
NË BEOGRAD PO NDËRTOHET STACION I AUTOBUSËVE VETËM PËR JUGORËT
Bujanovačke22. Aug 2024.EKONOMI, FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNË SEKSIONIN RRUGOR AFËR BUJANOCIT KAMIONËVE U NDALOHET PARAKALIMI
Next PostMITROVIQ: DEKLARATA E SHQIPRIM MUSLIUT MBJELLË FRIKË DHE SHQETËSIM TE TË GJITHË QYTETARËT E BUJANOCIT
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.