Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30 gusht 2024. (Foto Aliu dhe Memeti) – Ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit në Qendrën për punë sociale, Leon Memeti, të premten e ka marrë detyrën nga drejtori i mëparshëm Gani Aliu.
Të enjten Kuvendi i ka emëruar memetin si ushtrues detyre. Ai është jurist i diplomuar nga Bujanoci dhe në krye të një institucioni social vjen si anëtar i koalicionit Fronti për Ndryshim, përkatësisht partisë Alternativa për Ndryshim. Deri më tani ka punuar në Administratën tatimore lokale të Administratës komunale.
Paraardhësi i tij e drejtoi institucionin që nga dhjetori i vitit të kaluarPërndryshe, bëhet fjalë për kuadrin e Lëvizjes për Progres Demokratik të Shqiprim Musliut.
Kuvendi ka emëruar të enjten edhe ud drejtorët e Entit të farmacisë (Dejan Mitiq) dhe QKS “Rinia” (Dragan Miliq), si dhe kryetarin e ri të Autoritetit të përkohshëm që menaxhon NP “Komunalia” (Amir Xhaferi).
Ata pritet të marrin detyrën në ditët në vijim.
LEON MEMETI MERRË DETYRËN E DREJTORIT NË QENDRËN PËR PUNË SOCIALE
Bujanovačke30. Aug 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostÇANTA DHE MJETE SHKOLLORE PËR FËMIJËT KLASËS SË PARË NGA TRUPI KOORDINUES PËR BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË
Next PostNË PRESHEVË FILLON NDËRTIMI I ZONËS INDUSTRIALE