CANAJ DHE JASHARI N
Bujanoc, Beograd, 3 shtator 2024. – Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës, Jetish Jashari, në një takim në kryeqytetin e Serbisë, kanë diskutuar për planet e përbashkëta për të ndihmuar shqiptarët në Luginë, njofton ambasada.
“Një takim produktiv me shefin e Përfaqësisë së Shtetit të Kosovës në Serbi, z.Jetish Jashari”.
Biseda e sotme është fokusuar në ndërtimin e agjendave të përbashkëta të bashkëpunimit me misionet diplomatike të akredituara në Beograd, koordinimin e platformave për të ndihmuar pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm përmes angazhimit për pjesëmarrjen e kompanive dhe grupeve të biznesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora në konferencën e dytë “Ekonomia shpëton Luginën”, e cila do të organizohet në Trevi, 27-28 Shtator”, njoftoi Ambasada e Shqipërisë.