Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 6 shtator 2024. Inspeksioni Komunal dhe NP “Komunalia” vazhdojnë me largimin e mbeturinave nga deponitë e egra në Bujanoc, kështu që të premten është bërë pastrimi i mbeturinave afër Motelit.
Megjithatë, deponia e egër në anën tjetër të objektit të rrënuar mbeti e paprekur. I pyetur nga Bujanovaçke, pse ndodhi kështu, inspektori Ibro Idiq tha se punëtorët e Komunalisë kishin për qëllim pastrimin edhe të asaj zone, por kamioni u prish.
– Do të zgjidhet shumë shpejt. Sapo kamioni të riparohet, vijnë të marrin edhe plehrat – thotë Idiq.
Bujanovaçke njoftoi të enjten se inspeksioni dhe Komunalia bashkërisht po pastrojnë pikat kritike në qytet.
Me atë rast Idiq u ka bërë thirrje qytetarëve dhe i ka kujtuar se është e nevojshme që ata të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë në qytet.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…