AMBASADORI I SHQIPËRISË E VIZITON BUJANOCIN

Bujanoc, 26 shtator 2024. – Vëmendje dhe ndihmë e shtuar nga vendi amë ka qenë temë kryesore e bisedës mes ambasadorit të Shqipërisë, Bardhyl Canaj, dhe nikoqirit të tij, kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
“Kemi pasur një bisedë vëllazërore në të cilën janë prekur tema të rëndësishme që shqetësojnë bashkëkombasit tanë në Luginë.
Theksuam se pozita jonë në Serbi meriton më shumë vëmendje nga shteti amë dhe se roli i diplomacisë shqiptare është i domosdoshëm në sensibilizimin e çështjeve tona te faktorët ndërkombëtarë.
Për sa i përket ndihmës konkrete, kërkuam një qasje më aktive nga Republika e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e identitetit kombëtar.
Në këtë kuptim, konsideruam se shtrirja e aktiviteteve specifike përmes Drejtorisë për Shqiptarët në rajon do të jetë një hap shumë i rëndësishëm edhe për ne në Luginë.
U pajtuam që vetëm sinqeriteti i sjell dobi koordinimit tonë, sepse vetëm kështu mund të jemi më të fortë përballë sfidave që na presin”, tha Pajaziti pas vizitës së ambasadorit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *