KAMBERI NË TIRANË, MUSAFIRË I ZYRTARËVE MË TË LARTË TË SHQIPËRISË

Bujanoc, Tiranë, 13. nëntor 2024. – Deputeti Shaip Kamberi ndodhet në Tiranë ku u takua me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë.
Kamberi ka zbuluar se në buxhetin e Shqipërisë po hapet një linjë speciale për Luginën e Preshevës.
Në Tiranë ai ka biseduar me Presidentin e Shtetit, Bajram Begaj, me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalli dhe ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hassani.
Pas takimeve Kamberi deklaroi se u ka përcjellë nikoqirëve se me çfarë problemesh po përballen shqiptarët në Serbi, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së institucioneve shqiptare.
“Një linjë e veçantë buxhetore për Luginën e Preshevës është një domosdoshmëri për mirëqenien e qytetarëve të komunave tona, ndërsa koordinimi dhe bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë garanton përmirësimin dhe realizimin e të drejtave tona kolektive”, tha Kamberi.
Ai shtoi se përparimi i Shqipërisë në rrugën evropiane paraqet një mundësi për përparimin e të gjithë shqiptarëve.
“Rruga e duhur drejt BE-së për vendet e rajonit është një mundësi për minoritetet që të realizojnë plotësisht të drejtat e tyre”, thotë Kamberi.
Siç ka theksuar ai, me bashkëbiseduesit ka diskutuar edhe për domosdoshmërinë e një rruge evropiane për të gjithë rajonin.
“Përgëzova ministrin Hasani për sukseset e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *