Bujanoc, 12. nëntor 2024. -Te Z.M. nga Vranja (2002), policia gjeti kokainë dhe marihuanë dhe peshore dixhitale, por edhe një armë automatike dhe një bombë.
Ai është arrestuar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepra penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dhe prodhim, mbajtje, bartje dhe shitje pa leje të armëve dhe lëndëve plasëse.
“Në shtëpinë e Z.M., policia ka gjetur një sasi të vogël lëndësh të dyshuara si kokainë dhe marihuanë, ndërsa në ambientet e kompanisë private ku ai punon është gjetur një automatik i çmontuar, një granatë dore dhe një peshore dixhitale për matje të saktë. ”, njoftoi policia.
Siç shtohet, Z.M dyshohet se ka shitur drogë personave nga zona e qytetit të Vranjës gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit Z.M i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal është dërguar në prokurori.
Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Vranjë, Z. M., i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë.
Početna KRONIKË NË SHTËPINË E NJË VRANJASI POLICIA GJETI DROGË, NDËRSA NË BIZNESIN E TIJ ARSENAL ARMËSH
NË SHTËPINË E NJË VRANJASI POLICIA GJETI DROGË, NDËRSA NË BIZNESIN E TIJ ARSENAL ARMËSH
Bujanovačke13. Nov 2024.KRONIKË0
Previous PostKAMBERI NË TIRANË, MUSAFIRË I ZYRTARËVE MË TË LARTË TË SHQIPËRISË
Next PostSTACIONI I AUTOBUSËVE NË BEOGRAD PËR PASAGJERËT JUGOR, PA OBJEKT DHE PËRMBAJTJE KOMERCIALE