SINANI PREZENTON BUXHETIN E PRESHEVËS, JA SE KU DO TË SHPENZOHEN PARATË

Bujanoc, Preshevë, 27. nëntor 2024. – Këshilli komunal në Preshevë miratoi draftin e buxhetit lokal për vitin 2025 me sloganin “Buxheti 2025 – Për një Preshevë më të zhvilluar dhe më të drejtë!”
Kryetarja e komunës, Ardita Sinani, nuk ka specifikuar shumën e buxhetit të propozuar, por ka theksuar se është “më shumë se shifra dhe projekte”.
“Është një investim në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e çdo cepi të komunës sonë”, tha kryetarja Sinani.
Ajo theksoi disa prioritete buxhetore që do të bazohen në infrastrukturën, arsimin, shërbimet sociale dhe mbështetjen për nxënësit dhe studentët, si dhe zhvillimin ekonomik.
Ja çfarë deklaroi Sinani:
– Stimujt socio-ekonomikë: Ndihma sociale për ata që kanë më shumë nevojë dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik.
– Arsimi për të gjithë: Mbështetje maturantëve dhe studentëve për të siguruar akses të barabartë në arsim
– Fuqizimi i shërbimeve sociale: Kryqi i Kuq punëson 5 punëtorë për shërbimet e kujdesit në shtëpi
– Investimet infrastrukturore: Ndërtimi i rrugëve të reja, përmirësimi i kanalizimit dhe rregullimi i shtratërve të lumenjëve.
Propozimi i buxhetit duhet të miratohet nga këshilltarët e KK Preshevë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *