Bujanoc, 17. dhjetor 2024. Këshilltari i Vuçiqit, Adam Shukallo sot në Bujanoc ka biseduar me përfaqësuesit e komunës për investimet dhe projektet e ardhshme.
Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, i ka përcjellë Shukallos domosdoshmërinë e integrimit të shqiptarëve, që në ambiente të tilla është kusht për barazi dhe mirëqenie të të gjithëve.
“Ardhja e investitorëve, qofshin ata vendorë apo të huaj, ishte kërkesa ime e dytë, me zbatimin e së cilës Bujanoci do të hiqej nga lista e komunave më të varfra në vend”, tha Pajaziti.
Sa i përket infrastrukturës, ai theksoi domosdoshmërinë e mbështetjes së projektit nga hyrja në autostradë dhe dalja në rrethrrotullim.
“Kjo do të nënkuptonte zgjerimin e rrugës së bashku me vendosjen e ndriçimit, rregullimin e kanaleve dhe trotuareve, vendosjen e pemëve dekorative dhe rimodelimin e perimetrit në hyrje të qytetit. Unë dhe këshilltari i Vuçiqit ramë dakord se për realizimin e kësaj nevoje duhet definuar dhe rrespektuar afatet ”.
Evro u Bujanovcu probija granice, građani i danas opsedaju menjačnice
Bujanovac, 9. decembar 2025. – Kurs evra u Bujanovcu nastavlja da raste i danas! Ovog jutra jedan evro…




