Bujanoc, 17. dhjetor 2024. Të punësuarit në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” dhe në atë “Sveti Sava” në Bujanoc ende nuk e dinë nëse do të ndërpresin punën të premten (20 dhjetor). Takimi me përfaqësues të sindikatave në nivel të këtyre shkollave nuk është zhvilluar ende. Për këtë nuk dihet nëse do të punohet të premten apo jo, thanë për Bujanovaçke drejtorët e shkollave Gordana Zllatkoviq dhe Svetllana Manasijeviq.
Shkolla e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, do të punojë si zakonisht, gjegjësisht nuk do të ketë ndërprerje të punës. Këtë e ka konfirmuar për portalin tonë drejtori i shkollës, Admir Nazifi.
Kujtojmë se sindikatat përfaqësuese të punëtorëve të arsimit – Sindikata e Punëtorëve të Arsimit të Serbisë, Sindikata e Arsimit të Serbisë, GSPRS “Nezavisnost” dhe Sindikata e Punëtorëve të Arsimit të Serbisë kanë marrë vendim për ndërprerjen e punës të premten, 20 dhjetor, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për studentët në luftën për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.
“Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit tanë do t’i vizitojnë studentët në fakultete dhe do t’u dorëzojnë ushqimet dhe gjërat e nevojshme. Në periudhën prej 23 deri më 27 dhjetor do të zbatohet grevë ligjore në territorin e gjithë Serbisë për shkak të mosrespektimit të Protokollit të nënshkruar”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Sipas të njëjtave deklarata, pas konsultimit me anëtarësinë, sindikatat përfaqësuese do të propozojnë pezullim të plotë të punës.
“Vendimi do të merrej në seancë të posaçme dhe do të zbatohej nga 28 janari 2025 deri në plotësimin e kërkesave. Sindikatat kërkojnë zëvendësimin e të gjithë udhëheqjes së Ministrisë së Arsimit; plotësimin e kërkesave materiale të parashikuara në Protokollin e nënshkruar për institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme, konviktet e studentëve dhe arsimin e lartë, si dhe nënshkrimin e Ndryshimeve në Kontratën e Posaçme Kolektive”, kanë thënë ata.
PUNONJËSIT NË SHKOLLAT E BUJANOCIT NË PRITJE TË VENDIMIT PËR NDËRPRERJEN E PUNËS
Bujanovačke18. Dec 2024.FILLIMI, SHOQËRI, Uncategorized @sq0
Previous PostSALIHI (PVD): KOMUNA NUK KA PARA PËR SUBVENCIONE DHE PAGA, PO KA PËR KOLLTUQE TË REJA
Next PostKOMUNA PAGUAN KAMIONIN TË BLERË NGA PUSHTETI I MËPARSHËM