QEVERIA MULTIETNIK NË BUJANOC MERITON MË SHUNMË NGA QEVERIA E SERBISË, PAJAZITI I ZHGËNJYER

Bujanoc, 23. dhjetor 2024. Qeveria multietnike në Bujanoc meritonte shumë më tepër para nga rezervat vijuese të buxhetit republikan. Jam i zhgënjyer, jam shumë i zhgënjyer – nuk e fsheh Arbër Pajaziti, njeriu i parë i Bujanocit.
Komuna e Bujanocit ka marrë 15 milionë dinarë nga rezervat buxhetore vijuese (RBV).
Një qeveri multietnike meriton më shumë
Duke gjykuar nga kjo shifër ndërsa duke pasur parasysh se sa shumë para shkuan në disa zona të tjera, del se paralajmërimet e shumta të ndihmës nga Beogradi ishin vetëm dëshmi mbi premtimet dhe gëzimin e kotë. “Shpërndarja e kartelave” nga rezervat aktuale ishte shumë më e favorshme për qeveritë e shumta lokale në Serbi.
Zhgënjimi i Pajazitit mbase më së miri nënvizohet nga fakti se Bosilegradi dhe Surdulica morën nga 80 milionë dinarë.
Novi Pazari rezultoi më i mirë me 400 milionë, Kragujevci mori 150 milionë, ndërsa Çaçaku dhe Uzhica morën nga 100 milionë dinarë, Vranje dhe Leskovac nga 50, po aq sa edhe Sjenica. 15 milionë secila, si Bujanoci, kanë marrë, për shembull, tri komuna emri i të cilave fillon me “B”: Babushnica, Brusi dhe Bllaca.
Pajaziti beson se Bujanoci ka merituar më shumë për të mbuluar obligimet e mëparshme financiare. Vendimi për “shfrytëzimin e mjeteve nga rezerva aktuale buxhetore” është miratuar nga Qeveria e Serbisë më 20 dhjetor. Ministria e Financave është përgjegjëse për përdorimin e këtyre parave.
– Jam i zhgënjyer, jam shumë i zhgënjyer. Qeveria multietnike në Bujanoc ka merituar që Ministria e Financave, gjegjësisht Qeveria e Serbisë, të ndajë më shumë para nga ky burim. Të paktën gjysmën e asaj që kemi kërkuar, thotë Pajaziti për Bujanovaçke.
Ai sqaron se vetëqeverisja lokale ka kërkuar 100 milionë dinarë ndërsa ka shpresuar t’i marrë të paktën gjysmën. Në vend të kësaj, vetëm 15 milionë shkojnë në llogarinë buxhetore të komunës së udhëhequr nga qeveria multietnike.
Rezervat aktuale buxhetore nuk janë të dedikuara, por çdo vetëqeverisje i përdor ato kryesisht për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Ky ishte edhe plani i Pajazitit.
– Rezervat vijuese buxhetore janë ndihmë solidare për qytetet dhe komunat për shlyerjen e detyrimeve. Për të gjitha problemet që trashëguam, e mbi të gjitha për shkak të qeverisjes multietnike, prisja më shumë, është i sinqertë Pajaziti.
Këshilltarët e Kuvendit komunal Bujanoc votuan sot për rishikimin e buxhetit, i cili për gjoba dhe dënime u rrit në 68 milionë dinarë. Në buxhetin fillestar, të cilin e kishte miratuar ish-Qeveria, ishin paraparë vetëm 23 milionë dinarë për gjoba dhe dënime që duhet të paguhen nga Komuna.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *