DREJTORI I SIMPOS PËR BUJANOVAÇKE MBI HAPJEN E FABRIKËS NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17 janar 2025. (Foto Vranjenews) – Fabrika Simpo në Bujanoc me siguri do të fillojë me punë nga mesi i shkurtit – ka njoftuar ekskluzivisht për Bujanovaçke të premten, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Simpo nga Vranja, Sllagjan Disiq. Drejtori tha se një fabrikë tashmë është duke punuar, ku janë të punësuar 12 punëtorë, dhe se Simpo do të punësojë 38 të tjerë në fabrikën e dytë, që në fund të janarit.
– Fabrika do të jetë e hapur, nuk ka dyshim. Ka pasur një vonesë të vogël sepse presim pompat e transfertës nga Anglia. Ne presim dorëzim në ditët në vijim, dhe mund të them se uzina me siguri do të fillojë të funksionojë nga mesi i shkurtit – thotë Disiq.
Rihapjen e fabrikës Simpo në Bujanoc në shtator dhe tetor të vitit të kaluar e paralajmëruan drejtori i Shërbimit të Trupit koordinues, Nenad Mitroviq, si dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Disiq shpjegoi se në fakt bëhet fjalë për dy reparte, njëri për prodhimin e koflinit, i cili tashmë është duke punuar dhe tjetra për prodhimin e sfungjerëve, i cili pritet të hapet dhe ku do të ketë punë për 38 punëtorë.
– Është ish-Simpen, që nuk funksiononte për 7 vite dhe që e blemë. Është bërë një rikonstruksion i plotë dhe fabrika është gati – theksoi Disiq.
Ai pret që deri në fund të janarit të përfundojë rekrutimi i punëtorëve, në mënyrë që, siç tha ai, dalëngadalë të mësohen të punojnë në Simpo.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *