Bujanoc, 6 shkurt 2025. – Bojkotimi i zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë nga data 10 shkurt deri më 14 shkurt është një nismë e re e Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit EFEKTIVA.
Bojkoti i pesë zinxhirëve të mëdhenjë – Deleza, që përfshin Maxi dhe Shop&Go, pastaj Mercator, që përfshin Idea dhe Roda, si dhe DIS, Lidl dhe Univerexport – u zbatua tashmë më 31 janar. Efektiva tani kërkon një bojkot të ri.
Synimi është që të zbatohet bojkoti nga e hëna, 10 shkurt deri të premten, 14 shkurt.
Efektiva thotë se këtë thirrje e kanë përkrahur edhe shoqatat e konsumatorëve Prosperitet nga Novi Sadi dhe Unioni Republikan i Konsumatorëve nga Beogradi.
“Që nga bojkoti i fundit të premten më 31 janar dhe pas thirrjes publike drejtuar shitësve për të ndërmarrë hapa konkretë për uljen e çmimeve, madje ka ndodhur që disa markete të bojkotuar të kenë rritur çmimet. Kjo kërkon një revoltë të re konsumatore, e cila do të përkthehet në një bojkot pesëditor”, thonë ata.
Nëse edhe pas këtij bojkoti nuk ka reagim konkret, ata paralajmërojnë se së bashku me konsumatorët do të vendosin të bojkotojnë shitësit individualë për një periudhë më të gjatë, me qëllim që t’i detyrojnë ata të ulin çmimet.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, të premten, më 31 janar, numri i faturave fiskale të lëshuara ishte 865758, që është 25 për qind më pak se një ditë më parë. Të enjten, më 30 janar, numri i faturave fiskale të lëshuara ishte 1.157.985.
Ata krahasuan të dhënat edhe me të premten, 17 janar, kur numri i faturave fiskale të lëshuara ishte 1.103.159 dhe të enjten, 16 janar, kur ky numër ishte 1.095.561.
Në ditën e bojkotit, numri i faturave fiskale të lëshuara ishte rreth 20 për qind më i ulët se në këto dy ditë.
Në ditën e bojkotit të parë, qarkullimi në Delhaize (Maxi dhe Shop&Go), Mercator (Roda dhe Idea), DIS, Univerexport dhe Lidl arriti në 911.110.569 dinarë.
Një ditë më parë, të enjten, më 30 janar, dyqanet e këtyre rrjeteve kanë arritur një qarkullim prej 1.334.431.914 dinarë. Kjo do të thotë se të premten, ditën e bojkotit, në krahasim me një ditë më parë, qarkullimi ka qenë rreth 32 për qind më i ulët.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…